Lajme Shqip Friday, 06 September 2013 11:15

Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot viziton Shqipërinë. Ai do të takojë Edi Ramën, mandatarin e ri të Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berishën, kryeministër i deritashëm, si dhe presidentin shqiptar Bujar Nishani. Thaçi do të takojë edhe Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike dhe Ilir Metën, kryetar i LSI-së. Thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi rreth integrimeve evropiane i të dyja vendeve do të jenë temat kryesore gjatë takimeve të kryeministrit kosovar në Shqipëri.