Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 14:40

Prishtinë -Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, z.Avni Mustafaj, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e komunitetit shqiptarë në Amerikë me Qeverinë e Kosovës.

Në vazhdimësi të forcimit të shtetit si dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë gjithnjë i rëndësishëm, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e vazhdueshëm të diasporës dhe theksoi se relacionet e mira do të avancohen në vazhdimësi.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me angazhimet dhe mbështetjen e gjithanshëm të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve në Kosovë. (LajmeShqip.com)