Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:49

Prishtinë- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës edhe një herë i ka bërë me dije presidentit të Serbisë Boris Tadiq se plani i tij katër pikësh për Kosovën gjthmonnë do të jetë i papranueshëm dhe i padiskutueshëm. Kryeministri në këtë rast i ka kujtuar Tadiqit se Kosova më 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë dhe nuk ka të bëjë asgjë më Serbinë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një mesazh institucioneve të Serbisë se Kosova ka kushtetutën e saj dhe do të jetë e përkushtuar ndaj planit të Ahtisarit.

Presidenti serb Bors Tadiq  pati lansuar katër pika që kanë të bëjnë me një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.