Lajme Shqip Friday, 14 September 2012 13:28

Prishtinë – Ministria e pushtetit lokal organizoi për të tretën herë me radhë “Konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale”. Kryeministri i vendit Hashim Thaqi duke folur për integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare përmes decentralizimit, tha se edhe ky proces ka sfida: “Pra Krijimi i komunës së Mitrovicës Veriore, por kam besim se edhe kjo komunë do të krijohet shpejti”.

Ndërsa ministri i pushtetit lokal Sllobodan Petrovic tha se decentralizmi ndikon në pajtim duke i thënë autonomi qytetarëve që të organizojnë dhe zgjedhin autoritetet lokale.  “Decentralizimi ka ndikuar që të formohen komuna të reja në Kosovë, qeveria po bwnw përpjekje edhe për formimin e komunës së veriut të Mitrovicës dhe procesi rezultoi pozitivisht në themelimin e zyrës administrative në veri të Mitrovicës. Pavarësisht rrethanave dhe marrëdhënieve të komplikuara politike ne këtë pjesë, kjo zyre po jep rezultate dhe i duhet kohë derisa të rritet inkuadrimi i qytetarëve nga pjesa veriore e Kosovës.

Samuel Zbogar përfaqësues i Be-së në Kosovë, tha se prioritet i BE-së është mbështetja në fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë. Mbështetje për zhvillim të qeverisjes lokale dha edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë Trejsi Jakobson.

Ketë vit konferenca dyditore mbi Vetëqeverisjen synon rritë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në vetëqeverisje lokale me aspirata drejt BE-së. Në kuadër te konferencës do te organizohet edhe Panairi i Komunave.(LajmeShqip.com)