Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 11:40

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se përkrahja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO nga të gjitha bashkësitë fetare rrëzon teorinë e shtetit serb se me anëtarësimin në këtë organizatë dëmtohen bashkësi të caktuara fetare.

“Një përkrahje e mrekullueshme për anëtarësinë tonë në UNESCO nga të gjitha komunitetet fetare në Kosovë. Dëshmi se jemi bashkë kur interesat nacionale janë në pyetje. Falënderoj Bashkësinë Islame, Kishën Katolike, Kishën Protestante, Unionin e Tarikateve, Komunitetin Bektashi dhe atë Hebraik për këtë letër të përbashkët drejtuar UNESCO-s. Dëshmi e rrefuzimit tonë teorisë raciste së Serbisë që Kosova në Unesco e dëmton një bashkësi fetare apo tjetrën. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi në facebook, teksa ka shpërndarë edhe letrën e plotë të nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë dërguar Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.