Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 17:43

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij sot në Parlament tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit, më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

“Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë, në emër të Qeverisë, të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, deklaroi ai.