Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 10:05

Prishtinë – Mëngjesi i së martës e ka zbardhur kryeministrin Hashim Thaçi në veri të Kosovës. Një burim i portalit LajmeShqip.com ka thënë se diçka para orës tetë kryeministri ka pirë kafen e mëngjesit në Leposaviq, një qytet verior që është nën administrimin e strukturave paralele serbe të dirigjuara nga Beogradi. Sipas këtij burimi, kreu i qeverisë ndodhet në veri me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Mbrëmë vonë forca të shumta të Njësisë Speciale janë nisur me urgjencë për në veri të vendit, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Policia mundi të marrë nën kontroll total pikën 1 të kufirit me Serbinë. Aksioni i kryeministrit ka për qëllim respektimin e reciprocitetin me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh. (LajmeShqip.com)