Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 10:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se falë njerëzve si ish-diplomati amerikan Richard Holbrooke, sot ekziston paqja në Ballkan.

Thaçi ka thënë se Holbrooke ishte mik i Kosovës, por diplomat i tërë botës.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se mbrëmë së bashku me udhëheqës të shteteve të tjera dhe miq të Richard Holbrooke, kanë shikuar filmin kushtuar ish-diplomatit amerikan të bërë nga djali i tij David Holbrooke.

“Mbrëmë rezidenca amerikane u shndërrua në kinema ndërsa filmi i shfaqur ishte shumë i veçantë. Së bashku me liderët e shtetit, mediave dhe miqt e Richard Holbrooke, ishte prezent edhe djali i diplomatit të ndjerë David, rexhisor i filmit The Diplomat. Richardi ishte mik i Kosovës por diplomat i tërë botës. Paqja në Ballkan qëndron mbi supet e njerëzve si i ndjeri Richard Holbrooke”, ka shkruar Thaçi.