Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 10:35

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë një intervistë gazetës më të madhe që merret me ekonomi dhe financa në Gjermani “Handelsblatt”.

Duke folur për izolimin shumë vjeçare të kosovarëve, Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që të heqë dorë nga vizat për qytetarët tanë.

“Me heqjen e detyrimit për viza, do të bie migracioni i paligjshëm. Ne në ndërkohë i përmbushim kërkesat e BE-së. Prandaj, unë pres që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova”, ka paralajmëruar ai.

Ai është cituar edhe nga gazeta “Die Welt”, Televizioni n-tv, “Tagesspiegel”, “Basler Zeitung, “Merkur” dhe “Rheinische Post”, duke folur për liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, MSA-në dhe luftën kundër migrimit ilegalë.

Thaçi ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e Kosovës.

Ai ka folur edhe për migracioni ilegal. “Shumica e vendeve të BE-së tashmë e kanë shpallur Kosovën, si dhe pjesën tjetër të Ballkanit, si një vend të sigurt. Një konstatim i saktë, sepse Kosova është vërtetë një vend i sigurt, një shtet i kthyer drejt të ardhmes, zhvillimit dhe prosperitetit”, është cituar Thaçi nga e përditshmja gjermane “Die Welt”.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se menjëherë pas fluksit të madh të migracionit ilegal, autoritet kosovarë në bashkëpunim me ato gjermane kanë ndërmarr hapa përcaktues në parandalimin e shtimit të numrit të atyre që kanë lëshuar vendin, transmeton KP.

“Ne jemi duke u përpjekur për të përcjellë të vërtetën për të informuar njerëzit përmes një fushate informative. Gjithashtu, unë personalisht përpiqem për të folur me emigrantët për të qartësuar gënjeshtrat e kontrabanduesve. Me ndihmën gjermane, ne gjithashtu jemi duke u përpjekur, që të rikthyerve në Kosovë t’i ndihmojnë sa më shpejt që të jetë i mundur integrimin, që do të thotë, t’ju ofrojmë një çati mbi kokë dhe asistencën sociale”, ka thënë ai.