Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 13:55

Washington- Kryeministri Hashim Thaçi po qëndron në SHBA me ftesë të shtëpisë së Bardhë ndërsa do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit amerikan dhe të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, Thaçi do të takohet me sekretaren e shtetit Hilari Klinton, nesër me nënpresidentin Xho Bajden ndërsa të premten pritet të zhvillojë një takim me presidentin Barak Obama. 

Pas Washingtonit, ai do të udhëtojë në New York, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mes tjerash edhe me sekretarin Ban Ki Mun.

Shefi i Qeverisë së Kosovës do të takohet edhe me ish sekretaren Medlin e Albright dhe kongresistë e senatorë tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete. (LajmeShqip.com)