Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 09:02

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Stamboll, për të marrë pjesë në takimin e 22-të vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kosova përfaqësohet për herë të parë në këtë forum ekonomik, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Po sipas saj, kryeministri Thaçi do të mbajë një fjalim, ku do të prezantojë të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike dhe politike, si dhe do të prezantojë mundësitë e hapura në Republikën e Kosovës për investitorët e huaj.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri Thaçi do të ketë takim të veçantë edhe me kryeministrin turk, Recep Tayyep Erdogan.