Lajme Shqip Sunday, 01 May 2011 10:14

Prishtinë – Me ftesë zyrtare të  shtetit të Vatikanit, një delegacion i Republikës së Kosovës po merr pjesë sot në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

Delegacioni kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, bënë të ditur burime zyrtare nga qeveria kosovare.

Kjo është vizita e parë shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.

Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i Nënë Terezës, theksohet në komunikatën nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.