Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 09:00

Dukagjin-Do të bëjmë të pamundurën që të mbajmë situatën nën kontroll, tha dje pasdite kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që u bëri katër komunave të rajonit të Dukagjinit – Gjakovës, Junikut, Deçanit dhe Pejës, të përballura me dimrin e madh.

Ai vlerësoi lart angazhimin e autoriteteve komunale dhe solidaritetin e qytetarëve për të përballuar me sukses situatën.

Po ashtu, kryeministri Thaçi tha se të gjithë mekanizmat institucionalë qendror dhe lokalë janë në koordinim të plotë për ta përballuar këtë gjendje të dëborës së madhe.

Kryeministri po ashtu potencoi gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të pasur angazhim shtesë në rast të vërshimeve, të cilat mund të ndodhin me fillimin e shkrirjes së dëborës.

Nga ana e tyre, kryetarët e komunave e falënderuan kryeministrin Thaçi për ndihmën e ofruar, dhe u shprehën se bashkëpunimi i tillë është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)