Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 17:28

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të jap idetë dhe propozimet për ndryshimet kushtetuese, për të bërë ndryshime jo vetëm për zgjedhjen e presidentit dhe për reformën zgjedhore, por edhe për të lehtësuar procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e kabinetit qeveritar, me ç’rast përshëndeti formimin e dy komisioneve për ndryshime kushtetuese, përkatësisht për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe komisionin për reformën zgjedhore për zgjedhjen e përgjithshme në vjeshtën e vitit 2013.

Ai ka shprehur besimin që ky debat për këto ndryshime do të përcillet me ide që janë në përputhje me realitetin në Kosovë, për Kosovën demokratike, për sundimin e ligjit dhe për respektimin afirmativ të komuniteteve në Kosovë.