Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 14:03

Prishtinë – Qeveria e Kosovës  ka miratuar projektligjin për vlerat e luftës. Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi që të saktësohet numri i veteranëve të UÇK-së, i dëshmorëve dhe i familjeve të tyre.

Ndërkohë, veteranë të UÇK-së u mblodhën në një protestë paqësore, pavarësisht miratimit të projektligjit për vlerat e luftës.

Qeveria e Kosovës, sot, me një procedurë të përshpejtuar, miratoi Projektligjin për vlerat e luftës. Një vendim i tillë u mor nga  vetë Kryeministri Hashim Thaçi, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së veteranëve të UÇK-së që ishin në grevë  që 61  ditë, para ndërtesës së Qeverisë. Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë, ligjin për vlerat e luftës e vlerësoi si më të mirin në rajon. Ai tha se me këtë projektligj rregullohet dhe  përcaktohet qartë statusi i dëshmorëve, të zhdukurve të UÇK-së, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Mund të them se është ligji më i mirë dhe më i a vanancuar në rajon”, ka thënë kryeministri i vendit.

Kryeministri Thaçi ka kërkuar nga grupet e ministrive përkatëse që të përcaktojnë saktë numrin e veteranëve, në mënyrë që të përfitojnë të drejtat e tyre me ligj.

E ritheksoj edhe njëher se çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët, por duhet ta kemi numrin e saktë të veteranëve, numrin e saktë të invalidëve dhe numrin e saktë të familjeve të deshmorëve”, theksoi Thaçi.

Këshilli Grevist i ish luftëtarëve të UÇK-së, sot e ndërpreu grevën, por mbajti një protestë simbolike para teatrit  Kombëtarë, ku grevistët falënderuan institucionet e Kosovës për miratimin e këtij projektligji.

*****************************************************

Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për vlerat e luftës. Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi që të saktësohet numri i veteranëve të UÇK-së, i dëshmorëve dhe i familjeve të tyre.

Ndërkohë, veteranë të UÇK-së u mblodhën në një protestë paqësore pavarësisht miratimit të projektligjit për vlerat e luftës.

Qeveria e Kosovës, sot me një procedurë të përshpejtuar miratoi Projektligjin për vlerat e luftës. Një vendim i tillë u mor nga  vetë Kryeministri Hashim Thaçi për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së veteranëve të UÇK-së, të cilët kishin hyrë në grevë 61 ditë më parë, para ndërtesës së Qeverisë.

Kryeministtri Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, ligjin për vlerat e luftës e vlersoi si më të mirin në rajon.