Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 13:46

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh homologut shqiptar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mesazhi është i mbushur me vlerësime për Berishën. Më poshtë teksti i plotë:

Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha.

Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare.

Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë.

Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që z. Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.