Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 13:39

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar edhe sot se integriteti dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të jetë në dilemë në asnjë moment dhe asnjë rrethanë dhe me kurrfarë kushti.

Në takimin e grupit ndërministror për integrime evropiane Thaçi ka thënë se përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe rregullimi i brendshëm kushtetues i republikës janë dy gjëra të ndara.

Kryeministri ka thënë megjithatë se Kosova do të përfaqsohet në nismat rajonale me fusnotën që jep tri shpejgime.

Në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, kryeministri ka thënë se kjo qasje negative, që e dëshiron Kosovën e izoluar, nuk do të lejohet dhe se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, përfaqësimi rajonal dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës janë dy çështje të ndryshme.

Ishte pikërisht kryeministri Thaçi që një ditë më parë deklaroi për Radion Evropa e Lirë, se Prishtina ka pranuar një model përfaqësimi ku të përfshihen rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Deklarata e shpalljes së pavarësisë dhe mendimi i GJND-së, çka u hodh poshtë nga kryenegociatori serb Stefanoviç. (LajmeShqip.com)