Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 12:30

Prishtinë-Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria ka në funksion të gjithë mekanizmat e saj në ndihmë qytetarëve që po përballen me nëj situatë tejet të vështirë për shkak të motit.

Në  një takim të jashtëzakonshëm të  Këshillit të  Sigurisë Kombëtare  Thaçi ka thënë se ka aktivizuar të gjitha segmentet e sigurisë që situata të mbetet nën kontroll.

Kryeministri i vendit u zotua se qeveria ka dispozicion të qytetarëve të gjithë resurset e saj. Kreu i ekzekutivit ka thënë se situata është e rëndë dhe qeveria është ngritur në gatishmëriën e saj më të lartë për t’u përballur me situatën.

Ndërsa ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku ka thënë se përkundër problemeve në  nyjet e  qarkullimit dhe funskionimit normal, trupat e  FSK-së  janë  në çdo pjesë të vendit në shërbim të qyterarëve.

Kryeminsitria tha se sot do të shkoj me ekipin e  tij në komunat e Dukagjinit  Gjakovë, Junik, Deçan dhe Pejë të cilat janë goditur  më së shumti nga bora. (LajmeShqip.com)