Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 16:47

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një takimi me gazetar ka komentuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se porcesi i bisedimeve me Serbinë do të përmbyllet me njohjen e Serbisë nga Kosova.

Duke ju referuar deklaratave të kryenegociatorit serb, Stefanoviq, Thaçi ka thënë se kokluzionet e nxjerrura nga Bashkimi Evropian, kanë dalë nga takimi i fundit në të cilin siç tha ai, ka marrë pjesë edhe Serbia.

Ndërkaq, sa i përket zbatueshmërisë së marrëveshjeve, kryeministri Thaçi tha se kjo është një domosdoshmëri, pasiqë sipas tij, vetëm me zbatimin e tyre, Kosova dhe Serbia do t’i afrohen Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, sa i përket cështjes se sa është i informuar Kuvendi i Kosovës për marrëveshjet, kryeministri tha se këto marrëveshje tashmë janë të njohura për të gjithë, ndërkaq tha se nga bisedimet nuk ka asgjë për tu fshehur. Thaçi tha se qeveria ka pushtet ekzekutiv ndërkaq bisedimet me Bogradin kanë marrë mbështetjen e Kuvendit.

Kryeministri tha se pikat e ardhëshme që mund të diskutohen në Bruksel ndërmjet dy delegacioneve janë telekomunikacioni, vulat doganore etj.