Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 19:42

Në një komunikatë të lëshuar nga OVL e UÇK-së, thuhet se në bazë të këtij projektligji që është proceduar në Kuvend nga ana e qeverisë, të drejtat e veteranëve të luftës nuk janë përfshirë fare, me arsyetim se për ta do të bëhet një ligj i veçantë. Gjithashtu janë të përjashtuar dëshmorët e kombit që kanë rënë para vitit 1998, heronjtë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Luan Haradinaj, Adrian Krasniqi e të tjerë.
“Nuk ka të drejtë asnjë qeveri, kushdo që të jetë, t’i ndajë veteranët nga bashkëluftëtarët e tyre invalidë dhe dëshmorë të kombit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të informojë me kohë bashkëluftëtarët dhe opinionin e gjerë, rreth masave që do të merren në kundërshtim të padrejtësisë së radhës që po bëhet ndaj veteranëve”, thuhet në komunikatë.