Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 12:01

Prishtinë – Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e leximit të parë të projekt -buxhetit për vitin 2011, ka thënë se ekspertë të shumtë, vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë punuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe janë përkujdesur që kërkesat dhe nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në procesin buxhetor të bashkërendohen dhe harmonizohen mirë.

Sipas Thaçit, projektbuxheti 2011 është një përmbledhje të përpjekjeve dhe punës serioze të të gjitha institucioneve qeverisëse të Republikës së Kosovës.

“Ekspertë të shumtë, vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë punuar palodhshëm nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe janë përkujdesur që kërkesat dhe nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në procesin buxhetor të bashkërendohen dhe harmonizohen mire”, ka plotësuar ai.

Ndërkohë, kanë qenë të ashpër në fjalimet e tyre gjatë debatit deputetët e opozitës. Ata kanë thënë se projektbuxheti është në kundërshtim të plotë me sygjerimet e partnerëve tanë monetarë ndërkombëtarë.

Diskutimet për Buxhetin 2011 në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë edhe në këto momente.