Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 15:31

Shkup – Sa më shpejt të shkohet në zgjedhje pasi që Parlamenti është jolegjitim dhe jofunksional. Këto janë arsyet se përse Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka vendosur të kthehet në Parlamentin e Maqedonisë.

Lideri i partisë Menduh Thaçi ka thënë se do të kërkojë shpërbërjen e Parlamentit, ndërsa nga zgjedhjet pret që të bjerë kjo qeveri. Kreu i PDSH-së që moti e ka parashikuar epilogun e këtillë, ndërsa vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kapërcimin e krizës së thellë në të cilën ndodhet shteti.

“Bisedojmë sonte, në mbledhjen e kryesisë,për mundësinë e kthimit në Parlament edhe pse tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet dhe parashikimet e PDSH-se se ky Parlament është jofunksional dhe jo-legjitim dhe këto dalin të sakta. Ne jemi për zgjedhje të parakohëshme dhe jemi të gatshëm, dhe mendoj se kjo është mënyra më demokratike për të dalë prej krize shteti. S’ka problem kur të jenë menjëherë tash, jo që i konvenon PDSH-së por kriza në disa dimensione është duke ec përpara dhe dëmet mundë të jenë shumë të mëdha”, ka thënë i pari i PDSH-së Menduh Thaçi.

„E dyta, se kjo qeveri nuk është legjitime dhe në vitin 2008 kishte rezulttate të vjedhura, ndaj PDSH-së. E treta, ta ndërpresim këtë cirk, këto sjellje qesharake që po ndodhin dy-tre muajt e fundit dhe të dëshmojmë se ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Pra, presim që të bie kjo qeveri dhe nëse nuk ndodhë kjo, nuk do të ndodhë asgjë e reëndësishme“, ka thënë Tha[i.

PDSH nuk merr pjesë në punimet e Parlamentit pothuajse dy vjet, ndërsa si arsye për daljen nga Parlamenti e arsyetoi me sjelljen injoruese ndaj propozimeve të tyre politike, mes të cilëve edhe ai për aplikimin autetnik të ligjit të amnistisë.

 

Ndryshe, ditë më parë lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, prezantoi projekt planin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai tani ka zbutur qëndrimin ndaj kërkesës për zhbllokimin e llogarive bankarë të televizionit A1 dhe gazetave ‘Vreme’, ‘Shpic’ dhe ‘Koha e Re’, duke kërkuar që deri në mbajtjen e zgjedhjeve të mos ndërmerren veprime tjera ndaj këtyre mediumeve. Cërvenkovski si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ka propozuar 26 qershorin. (Lajmeshqip.com)