Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 12:17

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci ka shtrënguar duart me homologun e tij gjerman Frank Ëalter-Steinmeier në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vjenë.

Ai ka thënë se Steinmeier e ka përgëzuar Kosovën, për “sukseset e kohëve të fundit dhe hapat e guximshëm”.

Ja çfarë shkruan Thaçi në Facebook për këtë takim.

“Bisedova sot me kryediplomatin gjerman Steinmeier. Përgëzoi Kosovën për sukseset e kohëve të fundit she hapat e guximshëm të bërë në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Gjermani do të jetë pranë nesh në javët e ardhshme ku do të shpalosen shumë hapa të të rëndësishëm për popullin e Kosovës. HTH” ka shkruar ai.