Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 14:36

Prishtinë – Qeveria e Kosovës e konsideron punë të kryer privatizimin e PTK-së, sipas Kosova Sot. Kjo gazetë shkruan se kryeministri përmes një letre i ka kërkuar kryeparlamentarit Krasniqi tërheqjen e Strategjisë nga procedura parlamentare.

Ne letrën e kryeministrit është thënë se projektligji për buxhetin është miratuar bashkë me nenin 4, andaj diskutimi për strategjinë e privatizimit të PTK-së të tërhiqet nga procedura parlamentare. Gazeta shkruan se letra u është shpërndarë të gjithë deputetëve të Kosovës.

Ndërkohë, opozita vazhdimisht e ka kritikuar këtë veprim të qeverisë, duke e quajtur veprim të një anshëm cështjen e privatizimit të PTK-së.