Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 18:00

Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se Kosova është një dhe unike, ndërsa i ka porositur serbët e veriut që të kthehen kah Prishtina, sepse atje është perspektiva e tyre.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur edhe një herë se nuk do të ketë kthim të gjendjes së para 25 korrikut. Ai tha se  Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët e saj, por me strukturat kriminale, të cilat do të përballen me ligjin.

Kreu i qeverisë së vendit tha se mbi 40 mijë qytetarë serbë në veri kanë mbetur peng i këtyre strukturave. Ai tha se Qeveria e Kosovës i trajton njësojë të gjithë qytetarët e saj dhe është e përkushtuar për investime të reja, të cilat do të rregullonin jetën dhe mirëqenien e tyre.

Thaçi ka ftuar qytetarët serbë të veriut që të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të shikojnë kah perspektivës së tyre që është në Prishtinë.

Kosova është shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike të cilëve u garanton mundësi të barabarta, ka deklaruar kryeminsitri Thaçi.