Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 12:58

Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Al Jazeeran” shprehet se shqiptarët nuk i kanë urryer kurrë serbët, por kanë rezistuar ndaj prezencës së egër serbe në Kosovë.

 

“Si lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne luftuam jo për shkak se kërkuam luftë, por për shkak se ka qenë e nevojshme që të sigurojmë lirinë dhe pavarësinë. Sidoqoftë, ne nuk e kemi urryer Serbinë. Në fakt, ishte një rezistencë ndaj prezencës së Serbisë në Kosovë”, theksoi kryeministri.

Thaçi vlerëson marrëveshjen me Serbinë si historike, teksa beson se shumë shpejt vendi ynnë do të integrohet në strukturat e institucioneve euroatlantike, ashtu sikurse edhe do ta fitojë ulësen në OKB.

 

“Të gjithë e dinë të kaluarën e hidhur të Kosovës. Gjenocidi i madh dhe luftërat për pavarësinë në vitin 1999. Ne kaluam nëpër një tranzicion demokratik dhe në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë e saj. Sot, Kosovaështë një vend i pavarur dhe ka një synim të qartë: Integrimin në BE dhe në NATO… Vizioni ynnë është që Kosova në të ardhmen e afërt të ketë edhe ulësen e saj si shtet i pavarur në OKB”, deklaroi Thaçi për Al Jazeera.