Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:46

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot tha se ekzekutivi i vendit do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të sillet konform këtij vendimi.

Ai paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një zgjidhje kushtetuese për presidentin dhe ka ftuar opozitën për bashkëpunim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës paraprakisht kumtoi se Behgjet Pacolli në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, me çka është shkelur neni 86 nga Kushtetuta e Kosovës.