Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 14:10

Prishtinë  – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka inspektuar të premtën punimet në sektorin shtatë dhe tetë të autostradës së Kosovës, Ibrahim Rugova. 

Ky sektor gjendet kryesisht në zonën industriale të Prishtinës, mes Fushë Kosovës dhe kryeqytetit, ndërsa shefi i qeverisë tha se në sektorit nëntë tashmë vetëm ka filluar asfaltimi, shkruan REL.
“Kosova gradualisht, po shndërrohet në një udhëkryq për rajonin, me infrastrukturën më moderne në Ballkan. Prandaj, do të vazhdojmë me këto projekte, do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht  që të ndryshojmë për të mirë vendin tonë dhe që me të vërtetë çdo qytetar i Republikë së Kosovës të ndihet mirë dhe krenar në Kosovën e re, në Kosovën e zhvilluar, në Kosovën evropiane.”, ka thënë kryeministri Thaçi.