Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 09:23

Shefi i diplomacisë kosovare , Hashim Thaçi i në një postim në Facebook ka falënderuar të famshmit shqiptarë të cilët po lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Falënderoj Nobelistin shqiptar Dr. Ferid Muratin, Ambasadoren e Nderit Rita Orën dhe sopranon e famshme Inva Mulën që u bashkëngjitën me ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në lobim për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO. “Thyerja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.