Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 15:15

Zëvendësministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka vazhduar udhëtimin e tij për në Paris, vetëm disa ditë pasi ishte për vizitë zyrtare në Britani.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se ka shkuar në Paris për t’u takuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO, raporton lajmi.net.

“Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare”, ka shkruar Thaçi.

Takimi i Thaçit me zyrtarë të UNESCO-s në Paris po bëhet pak ditë para se kjo organizatë ta shqyrtojë kërkesën për pranimin e Kosovës.