Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 16:31

Nju Jork – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy. Me këtë rast ai bisedoi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryeministrin e Italisë Romano Prodi dhe udhëheqës të tjerë të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Me të gjithë bashkëbiseduesit kryeministri Thaçi ka potencuar se e ardhmja evropiane e Kosovës nuk ka alternativë.” Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Është opsioni i vetëm, dhe është agjenda më konsensuale politike dhe qytetare në Kosovë”, – tha kryeministri Thaçi.

Dje gjatë ditës kryeministri është takuar me ministrin e Jashtëm të Botswanës, zëvendëspresidentin e Sudanit Jugor, ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, si dhe delegacione të tjera të larta të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.(LajmeShqip.com)