Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 13:42

Rruga e Behgjet Pacollit drejt rikthimit në  presidencën kosovare sa vjen e bëhet më e gjatë dhe kjo jo për shkak të propozimeve për ndryshime kushtetuese por për një problem akoma më të madh që është aleati i tij Hashim Thaçi.

 Ky i fundit, ka shprehur siguri të plotë se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje presidenciale në Kosovë, por nuk tregon asgjë për planet e tij, nëse do kandidojë për president, apo do mbetet kryeministër.

Para simpatizantëve të Drenasit, me rastin e 12-vjetorit të themelimit të degës së partisë, Thaci tha se presidenti do zgjidhet nga radhët e PDK-së, ndërsa u shpreh i pasigurtë për kohën kur do të mbahen zgjedhjet. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta kosovare, Koha Ditore.

“Ju mos u ngutni me i dhënë zor për zgjedhje, se s’dihet kur mbahen. Mund t’ju them se … edhe presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja, me mbështetje të gjerë, edhe Qeveria do të udhëhiqet përsëri nga PDK-ja, dhe përsëri do ta kemi shumicën në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaci.