Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 18:53

Tetovë – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka pritur të mërkurën në selinë e partisë në Tetovë ambasadorin e Kosovës në vend Skënder Durmishi.

Situata aktuale politike në vend, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, procesi i vëzhgimit të zgjedhjeve, zhbllokimin e proceseve integruese të vendit, platforma politike e PDSH-së dhe çështje të tjera me karakter politik ishin temat kryesore të këtij takimi.

Kryetari i PDSH-së Thaçi, madje e ka vlerësuar të frytshëm takimin me ambasadorin kosovar. Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, zhbllokimi i proceseve integruese euro-atlantike dhe vendimmarrja konsensuale janë perspektiva e vendit. Takimet intensive të Kryetarit të PDSH-së me diplomatë të akredituar në vend do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.