Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 18:28

Tetovë – Rrahim Samiu, i njohur si ish-komandant Zogu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka ndërruar jetë të martën në Tetovë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ish-komandant Zogu është i njohur si një nga luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sëmundja e rëndë e kaploi Zogun një vitë më parë, duke i`a rënduar shëndetin, edhe pas gjithë mjekimeve dhe trajtimeve në spitalet më të njohura. Familja Samiu ka njoftuar se varrimi i të afërmit është paraparë të mërkurën në varrezat e Dëshmorëve në Tetovë. Kortezhi është nisur nga banesa e tij që gjendet pas gjimnazit të Tetovës.