Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 11:38

Tetovë – Në fatkeqësinë automobilistike në autostradën Tetovë-Gostivar janë rëndë të lënduar tre persona, ndërsa arsyeja për aksidentin është ndalje joadekuate në autostradë. Me siguri për shkak të ndonjë defekti, autobusi është ndalur në autostradë ndërsa furgoni i ka mëshuar. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Gostivarit dhe sipas sektorit të brendshëm të Tetovës, autobusi ka qenë i udhëhequr nga N.H., ( 57 vjeç), furgoni nga SH.I., (36 vjeç) të dy nga Gostivari. Të lënduarit nga fatkeqësia, vozitësi i autobusit, i furgonit dhe bashkë vozitësi i cili njëherë ka qenë edhe djali i tij M.I., (13 vjeç) menjëherë kanë qenë të transferuar në spitalin e Gostivarit. I ati dhe djali i tij për shkak seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në spitalin e Shkupit ndërsa vozitësi i autobusit pasi që i është dhënë ndihma mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer hetim në vendngjarje dhe dëmi material është vlerësuar mbi 150 mijë denarë.