Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 08:19

Tetovë – Në selinë qendrore të PDSH-së të premten kryetari i saj, Menduh Thaçi ka realizuar takim pune me delegacionin e OSBE-ODIHR të kryesuar nga udhëheqësi i misionit vëzhgues, z. Julian Peel Yates. “Në takim u bisedua për aktivitetet e misionit të OSBE-ODIHR lidhur me procesin vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare 2011. Z. Peel Yates informoi kryetarin e PDSH-së për shtrirjen e vëzhguesve të OSBE-ODIHR përgjatë tërë territorit në vend si dhe për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të përfaqësuesve nga Asambleja parlamentare e KE-së. Kryetari i PDSH-së Thaçi shprehu mbështetjen që jep kjo parti për procesin monitorues të OSBE-ODIHR. Praktikat e dhunimit të votës së lirë në disa zona zgjedhore duhet të ndërpriten për të mos vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rezultateve zgjedhore”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Thaçit, duke shtuar se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike do të sigurojë matjen reale të mbështetjes politike të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.