Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 18:11

Tetovë – Me Akademinë “30 Pranvera frymëzim”, Tetova bëhet nikoqire e 30-vjetorit të demonstratave studentore të vitit 1981.

Këshilli organizativ ka përfunduar punimet dhe përgatitjet për këtë akademi kushtuar brezit që i doli në ballë diktaturës dhe makinerisë shtypëse të ish-Jugosllavisë për liri të drejta dhe shtet të pavarur të Kosovës.

Në këtë Akademi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar emrat më të njohur të lirisë, luftës dhe demokracisë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Si folës të konfirmuar janë: Ali Ahmeti si nikoqir, Adem Demaci, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Jakup Krasniqi, Paskal Milo, Sabri Godo, Shpetim Pollozhani dhe Xhevat Ademi.

Xhevat Ademi, organizatori i Akademisë “30 Pranvera frymëzim”, ka thënë se Këshilli organizativ i kësaj akademie mbarëshqiptare që do të zhvillohet në Tetovë është një kujtim për të gjithë ata veprimtare, studentë e të burgosur politikë, luftëtarë kryengrites e politikane te sotëm, të cilë për 30 vjet u angazhuan për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për të madhëruar heroizmin dhe dashurinë për liri të studentëve të 1981.

Ademi ka vlerësuar se Pranvera e madhe e 1981-shit, ishte dhe vazhdon të mbetet frymëzim për gjithë shqiptarët dhe pikërisht për këtë arsye Akademia kushtuar këtyre demonstratave do të këtë emrin “30 pranvera frymëzim”.