Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 20:15

Elbasan – Lëkundje tërmeti, të cilat kanë zgjatur përreth 3-4 sekonda, janë ndjerë pasditen e së hënës në orën 18:40 në qytetin e Elbasanit dhe Librazhdit.

Shefi i Shtabit të Emergjencave pranë Prefekturës, Mustafa Arapi, tha se “tërmeti ka qenë i fuqisë 3.5 i shkallës rihter, me epiqëndër në Dibër, por është ndjerë edhe në Librazhd dhe Elbasan”.

Sipas tij, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz.