Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 11:49

Gostivar – Tërmet me fuqi prej rreth 4 ballë, sipas shkallës seizmike evropiane, i shqetësoi sot, në ora 10: 50 minuta, banorët e Gostivarit.

Përveç shqetësimit tek qytetarët, informata për dëme dhe të lënduar nuk ka. Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Kërçovës në afërsi të fshatrave Zajaz dhe Kollare.