Lajme Shqip Saturday, 16 March 2013 18:30

TIRANE-Krahasuar me një ditë më parë situata nga përmbytjet në vend këtë të shtunë duket pak më e qetë, ndërsa uji ka filluar terheqjen nga zonat e përmbytura. Po sot mbyllen edhe portat e dy HEC-eve, të Ulzës e Shkopetit. Shkarkimet vazhdojnë në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Mbyllen portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit
0ra 16:24- Si pasojë e ndalimit të reshjeve në vend janë mbyllur sot pas tri ditësh shkarkime portat e HEC-eve të Ulzës e Shkopetit.
Mësohet se prurjet në këto HEC-e janë ulur poshtë pikës kritike. Shkarkimet nga këto HEC-e arritën deri në 400 metër kub për sekondë.

Ministria e Brendshme informon për situatën e përmbytjeve
Ora 15:00- Qarku Shkodër.

Nga ndërprerja e reshjeve gjatë ditës sotme niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm dhe sipërfaqja nën ujë vijon në kufijtë e 2000 Ha, ndërsa situta në zonë paraqitet si më poshtë: Komuna Ana e Malit, 201 shtëpi të izoluara nga uji në fshatrat Obot, Muriqan dhe Goricë, ku edhe rrugët e këtyre fshtaravë janë nën ujë, të pakalueshme. Komuna Dajç, aktualisht 30 shtëpi të izoluara nga uji. Familje të evakuar nga ky fshat janë 10 familje. Rruga Shkodër-Dajç është e kalueshme, me veshtirësi vetëm me mjete të larta. Komuna Bërdicë, aktualisht shtëpi të izoluara nga uji 115.
Komuna Velipojë. Rruga Shkodër -Velipojë e kalueshme vetëm për mjetet e larta, pasi tek Ura e Gjo Lulit, në segment rreth 200 m ka prezencë uji. 

Ng Komisioni i Emergjencave Civile i Qarkut, i cili po monitoron situatën në vijimësi janë marë këto masa:
Është bërë furnizimi me ujë të pijshëm i komunës Ana e Malit me mjetet e PMNZSH-së.
Është dhënë ndihma mjeksore në një rast urgjence shëndetsore në fshatin Obot nga Forcat e FNSH dhe personelit shëndetsor parësor.
Është furnizuar me ujë të pijshëm komuna Bërdicë duke u rivënë në punë stacioni i pompave.
Efektivat e Drejtorisë Policisë së qarkut gjatë gjithë kohës qënë e janë në gatishmëri në ruajtje të qetësisë dhe të pronës. Komisioni i Emergjencave Civile i qarkut nën drejtimin e Prefektes së qarkut vazhdon monitorimin e situatës në bashkëpunim me drejtuesit e njësive vendore dhe struktrave të qarkut për përballimin e situatës krijuar nga reshjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve. 

Qarku Vlorë. 
Në qarkun e Vlorës, reshjet kanë pushuar dhe situata është përmirësuar ndjeshëm.
Lumit Vjosa pothuaj është rikthyer në shtratin e tij dhe aksi i rrugës vketër Ura e Mifolit – Novoselë është bërë i kalueshëm për të gjitha mjetet.
Familje të evakuara gjithsej janë 30 familje dhe 30 familet e tjera janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Qarku Fier. 
Edhe në qarkun e Fierit situata pothuaj është normalizuar, pasi lumi Vjosë është kthyer në shtratin dhe niveli po lulet vazhdimisht, duke mos përbërë më asnjë shqetësim për banorët. Në të gjithë zonën e prekur nga përmbytjet tani janë vetëm rreth 70 ha nën ujë. Edhe niveli i lumit Seman karënë duke u kthyer në shtratin e tij.

Qarku Durrës. 
Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë.
Në gjithë qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve të ditës së djeshme. Rruga e Currilave e cila u bllokua dje nga rrëshqitjet e dherave sot u hap dhe po punohet për pastrimin e plotë të rrugës. Stacionet e PMNZSH së qarkut, po ndihmojnë sot për largimin e ujrave në zonën e stacionit të trenit, Durrës.

Qarku Lezhë.
Deri në orën 12:00 të ditës sotme situata është përmiresuar ndjeshëm, pasi rreshjet janë ndërprerë dhe niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë është në rënie.
Siperfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë duke u ulur dhe aktualisht janë:
Në zonen e Zadrimës tani janë në prezencë uji vetëm 50 ha, në Komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet;
Në zonen e Bregut të Matës 200 ha nën ujë, në komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;
Në zonen Fushë Gjormë 50 ha nën ujë, në Bashkinë Laç, Mamurras e Kom.
Në zonen Fushë Mamurras është larguar plotësisht prezenca e ujit.
Në kënetën e Kakariqit 1000 ha, nën ujë.
Të gjithë hidrovorët vazhdojnë punën me kapacitet të plotë.

Qarku Korçë.
Në përgjithësi situata në qarkun e Korçës është e mirë, ka patur reshje të dobta dëbore, por pa krijuar probleme.

Qarku Kukës. 
Edhe në qarkun e Kukësit situata vazhdon të jetë normale, pa reshje, me temperatura deri në -1 gradë. Nuk ka probleme me qarkullimine mjeteve në akset rrugore nacionale dhe rurale. 

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT