Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 11:43

Tiranë-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë azil në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës.

Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit.  Kryefamiljari Zef Kola është shprehur se familja ka probleme në qytetin e tyre.