Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 11:40

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka filluar raportimin e tij në Kuvend të Kosovës lidhur me marrëveshjet e fundit në Bruksel, por seanca është ndërprerë për dhjetë minuta pasi opozita ka filluar ta gjuajë me ve kryeministrin.

Situata ka filluar të tensionet dhe për këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi dhjetë minuta pauzë.

Veseli e quajti këtë akt të opozitës të padinjitetshme dhe jo në të mirë të qytetarëve.

Opozita ka filluar të gjuajë me ve, në kohën kur kryeministri tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.