Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 13:37

Tiranë – Zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicë dhe në Maqedoni ka qënë në fokus të takimit mes Zv.kryeministrit dhe njëherësh ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Kosovës Sylejman Selimi. 

Të dy bashkëbiseduesit dënuan me forcë aktet kriminale të ndodhura së fundi, të cilat ndikojnë në rritjen artificiale të tensionit. Ata nënvizuan se zbulimi i shpejtë i autorëve të këtyre akteve kriminale dhe nxjerrja e tyre sa më shpejt para drejtësisë, do të ndikonte drejtpërdrejtë për qetësimin e situatës dhe kthimin saj në normalitet.

Njëkohësisht ata theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së qetësisë, maturisë dhe shmangies së provokimeve nga cilado anë që ato të vijnë, pasi duke vepruar kështu, ata do t`i bëjnë një shërbim të vyer të ardhmes së tyre, vendit ku jetojnë dhe tërë rajonit.

Në takim, gjithashtu u konstatua se të dy vendet po punojnë intensivisht për të krijuar një treg unik, duke hequr të gjitha barrierat ekzistuese në shkëmbimet mes dy vendeve dhe theksuan nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në funksion të agjendës së përbashkët evropiane. (LajmeShqip.com)