Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 15:35

Prishtinë – Si pasojë e temperaturave të larta dhe aksidenteve në komunikacion, vetëm në katër ditët e fundit, në Qendrën Emergjente në QKUK, janë shënuar mbi   800 pacientë.

Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët më probleme kardio-vaskulare, janë më të atakuarit nga këto temperatura që kanë përfshirë vendin tonë, tha Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUK. Gjatë ditëve të vikendit dhe ditët e para të javës numri i të surve të cilët kanë kërkuar shërbime mjekësore sillen rreth 830 pacient, prej tyre kemi 97 hospitalizime në QKU dhe 60 të lënduar si pasoj e aksidenteve ne Komunikacion.

Lajm i mire vie ngadrejtori i Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, Syl Tahirsylaj, i cili thot se temperaturat do të shendojnë rënie nga sot.

Sipas matjeve meteorologjike ne shkallë vendi temperatura me e lartë është shënuar 37 gradë nën hije në Prizren, me matjet standarde behet fjalë. Nuk behet fjalë për matjet të cilat bëhen në asfalte dhe vendet urbane dmth. ku ka reflektim të nxehtësisë. Prandaj duke filluar nga orët e vona të ditës se sot me dhe ditëve në vazhdim do të jetë një ulje graduale dhe do të zbresin temperaturat per10 gradë ne shkalle vendi.

Edhe përkundër rritjes se numrit të rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vdekje. (LajmeShqip.com)