Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 12:31

Prishtinë – Shoqëria civile është e vendosur ta çojë deri në fund dhe me të gjitha format demokratike kundërshtimin e Projektligjit për amnistinë, të riproceduar në Kuvend për miratim, pas refuzimit nga deputetët në mbledhjen e fundit  të tij, shkruan koha. 

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka paralajmëruar fillimin e nënshkrimit të peticionit për ndryshimin/amandamentimin e Projektligjit për amnisti në një orë simbolike – Dymbëdhjetë pa pesë, që do të thotë sa s’është bërë krejt vonë. Sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin pakënaqësinë e tyre me këtë projektligj duke nënshkruar peticionin, që nis sot, më 8 korrik 2013, në orën 11:55 para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.