Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 14:00

TIRANE- Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë akuzuar qeverine dhe kreuin e saj per mashtrim te te perndjekurve, teksa kane vizituar paraditen e sotme grevistet e urise.

Kreshnik Spahiu ka deklaruar gjate bisedes me ish te perndjekurit greviste se ndersa Enver Hoxha i mori lirine, kryeministri aktual i ka mohuar dinjitetin.

“22 vite mashtrime për kompensim dhe integrim të ish të burgosurve. Enveri ju dënoi, Berisha ju mashtroi. Mbështesim kërkesat e ish të burgosurve politik. Enverin ju mori lirinë, Berisha ju dhunoi dinjitetin. Berisha mision për të shkatërruar elitën e ish të përndjekurve. Berisha s’ka asnjë ish të burgosur politik në zyrat e qeverisë”,- tha ai.

Greva e tyre ka nisur mbrëmjen e 22 shtatorit, duke kerkuar plotesim te kerkesave te tyre per demshperblimin.(LajmeShqip.com)