Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 12:30

Prishtinë-Do të mbahet sot takimi i radhës i grupeve punues qeveritare të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit. Çështja e të pagjeturve ka mbledhur në Prishtinë grupet punuese nga Kosova dhe Serbia për të pagjeturit.

Kjo çështje tash e 13 vazhdon të mbetet një prej plagëve të hapura të shtetit të Kosovës. Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave” thotë se nuk ka gatishmëri nga vetë Serbia që të zbardhë fatin e të pagjeturve. Ajo tha se në takimin e sotëm do të kërkojë përgjigje nga kryesuesi i delegacionit të Serbisë.

“Çëshja e të pagjeturve është një zhagitje qe 13 vjet dhe ka shumë pak rezultate, por megjithatë takimet vazhdojnë. Edhe ne jemi pjesëmarrëse aty dhe do të kërkojmë nga kryesuesii delegacionit të Serbisë ku janë njerëzit tanë sepse ata i kanë të gjithai informatat ta shohim cila është përgjigja e atij kryesuesi”-tha ajo.

Në disa takime me delegacionin e Serbisë që janë zhvilluar deri tani, Kumnova nuk ka marrë pjesë, por tani vlerëson se është më mirë të kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve, direkt nga përfaqësuesit serbë.

Sipas saj, edhe Qeveria e Kosovës do duhej të bënte presion më të madh tek bashkësia ndërkombëtare sa i përket kësaj çështje. Ende vazhdon të mbetet i paqartë fati i rreth 1800 persona që konsiderohen ende të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999. (LajmeShqip.com)