Lajme Shqip Thursday, 15 November 2012 19:50

Kukës- Janë nisur katër ditë më parë për të arritur këmbë në Vlorë më 28 Nëntor. Pavarësisht motit jo shumë të mirë, katër shqiptarët e nisur nga Gjilani kanë mbërritur në qytetin e Kukësit, duke kaluar nëpër Ferizaj, Shtime, Suharekën, Prizreni dhe pikën kufitare të Morinës. Gjatë qëndrimit në Kukës, ata janë ndalur në Varrezat e Dëshmorëve të qyteti, ku kanë nderuar atdhetarin e shquar Hasan Prishtina.

Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën e shkuar këmbë për në Vlorë, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Si njofton gazeta Panorama, udhëtimi i tyre do të vazhdojë për në Rrëshen, Milot, Fushëkrujë, Vorë, Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlorë.(K.N)