Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 13:09

​Në takimin që do mbahet javën e ardhshme në Bruksel, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, do të nënshruajë marrëveshjen që i hapë rrugë qarkullimit të lirë qytetarëve në të dyja anët e Ibrit

Ai ka konfirmuar për Gazetën Fjala, se të martën do ta nënshkruaj marrëveshjen për largimin e barrikadave në Mitrovicë, e me theks të veçantë për “Parkun e Paqes” mbi lumin Ibër.

 “Të martën zhbllokohet Mitrovica. Unë vetë do ta nënshkruaj” ka thënë Bahtiri.

Në takimin që do mbahet në Bruksel, përveç marrëveshjes për largimin e barrikdave, Kosova dhe Serbia pritet të merren vesh për kodin telefonik, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Energjinë.

Takimi teknik do të mbahet me 24 gusht, dhe marrëveshjet pritet të nënshkruhen ditën e nesërme.