Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 09:35

Zyra e Prokurorit Disiplinor dhe kryeprokurori i Mitrovicës akuzojnë njëri-tjetrin për mos-hetimin e shkeljeve të Vahide Badivukut, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurorja Vahide Badivuku, la në liri një të dyshuar për vrasje në tentativë, liroi gjësendet me të cilat dyshohej se një grup i narkotikëve kreu vepër penale, nuk lejoi hetimin e djalit të një funksionari në Polici që dyshohej për drogë dhe liroi nga burgu Gani Gecin që pranoi se vrau një njëri.

Për krejt këto ishte e njoftuar Zyra e Prokurorit Disiplinor që po heton shkeljet e saj dhe pranon se dyshonte se ato ishin të qëllimshme.

Por nuk referoi asnjë rast për hetime penale, përcjell koha.net.

Hetime nuk kishte nisur as kryeprokurori i Mitrovicës që kishte raportuar këto raste, i cili tani e akuzon ZPD-në për mosveprim dhe ndikim nga prokurorja.